18:24 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Përfundojnë për sot kërkimet për policin Armend Trena (Foto)

Kërkimet për policin e zhdukur në Lepenc, Armend Trena, kanë përfunduar rreth orës 18:10.

Këto kërkime do të nisin ditën e nesërme, pasi sot është e pamundshme të vazhdohet me tej për shkak të motit jo të mirë që po mbretëron sot.

Mëgjithatë, ekipi i Indeksonline në vendin e ngjarjes raporton se kërkimet do të vazhdojnë nesër prej orës 09:00.

Pista e kërkimeve do të jetë nga ura e Kashanit në drejtim të Hanit të Elezit, raporton Indeksonline nga terreni.

Tani për tani, në urën tek vendi i quajtur ‘Uji i thartë’ janë vendosur barriera nga hekuri.

Ekipet e Policisë së Kosovës, njësitet e FSK-së, klubet e zhytësve e shumë vullnetarë po bëjnë përpjekje të gjejnë Armend Trenën.

Ndërsa, para dy ditë është gjetur Malsor Dashi, ku edhe dje me ceremoni është varrosur në varrezat e Kaçanikut.

Të dy pjesëtarët e policisë u aksidentuan sot një javë, duke rënë në lumin Lepenc./Indeksonline/