15:13 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Përfundon bastisja në burgun e Dubravës, ja çka u gjet brenda tij  

Shërbimi Korrektues i Kosovës në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës kanë realizuar një operacion të bastisjes në Qendrën Korrektuese në Dubravë, me qëllim të parandalimit të aktiviteteve ilegale, futjes se kontrabandës, si dhe ngritjes së nivelit të sigurisës në këtë Institucion korrektues.

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Kosovës pas realizimit të këtij operacioni njofton se janë gjetur disa gjëra te palejueshme siç janë: dy telefona celularë, tri sim kartela, një peshore e vogël, një kaçavidë, një usb me një palë kufje,kater mjete te improvizuara shpojse dhe dhjetë tableta të dyshimta.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoj me këto operacione te rregullta të bastisjes me qëllim te eliminimit të dukurive negative si dhe rritjes se nivelit të sigurisë.