14:34 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Përleshje” e re mes Mihajloviç dhe Ljajiç: Futbollisti përjashtohet nga Torino?

Një tjetër “përleshje” ka ndodhur mes dy serbëve, Adem Ljajiç dhe Sinisa Mihajloviç.

Sipas mediave të huaja, dy protagonistët e Torinos janë fjalosur dhe kjo ka bërë që futbollisti i Kombëtares Serbe të përjashtohet nga ekipi i parë.

“Asnjë individ nuk është mbi ekipin. Është kjo që me mua nuk mund të bësh asgjë. Unë nuk pëlqej se si ai ka vepruar në trajnim. Kështu sot e dërgova në tribuna”, ka thënë Mihajloviç.

Prandaj mbrëmë Ljajiç nuk ishte në listën e futbollistëve në fitoren e Torinos kundër Lazios 3 me 1.

Kjo nuk është situata e parë që Ljajiç “rrokët” me trajner, një situatë e tillë ku pati edhe grushte ndodhi para disa vite me trajnerin e njohur Delio Rossi. Më poshtë e keni videon./IndeksOnline/

Temat: