15:44 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Përleshje fizike mes lojtarëve në derbin, Arsenal – Tottenham

Kanë kaluar më shumë se 30 minuta lojë në derbin londinez mes Arsenalit dhe Tottenhamit.

Të parët në epërsi kaluan vendasit përmes Pierre-Emerick Aubameyang nga pika e bardhë.

Ndërsa, pak minuta më vonë, Spurs barazuan rezultatin pas golit nga Eric Dier, transmeton IndeksOnline.

Por, gjatë festimit të golit, mesfushori anglez provokoi tifozët e Arsenalit dhe kjo ngjalli pakënaqësi edhe te lojtarët vendas.

Kështu, mes të dyja skuadrave ndodhi një përleshje fizike, e cila kaloi shpejt me intervenimin e gjyqtarëve.

Përndryshe, pas pak çastesh, Tottenhami shënoi edhe një gol përmes Harry Kane nga pika e bardhë./IndeksOnline/