23:58 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Përleshje te Gjermania, lëndohet Draxler (FOTO)

Gjërat janë bërë serioze në stërvitjen e Gjermanisë.

Julian Draxler mori një bërryl në fytyrë. Ai qëndroi në tokë, duke u trajtuar për minuta të tëra nga mjekët. Pas testeve të shumta dhe mjekimit të shpejtë, ai ishte në gjendje të vazhdonte.

Por kjo nuk ishte skena e vetme e rëndë në qendrën stërvitore të Gjermanisë.

Gjatë një dyluftimi të ashpër, Joshua Kimmich dhe Antonio Rudiger janë përplasur keq me njëri-tjetrin. Dhe një moment ishin ballë për ballë në mes të fushës gati për luftë.

Ishte Miroslav Klose ai që ndërhyri për t’i ndarë në momentin e duhur. Më pas gjithçka u qetësua.

“Situata është e nxehtë, të gjithë duan të jenë titullarë,” shprehet Hummels.

Temat: