16:13 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Përmbyset autobusi në Elbasan, ka shumë të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan, ku një autobus i mbushur me njerëz është përmbysur.

Mësohet se autobusi bënte linjën Elbasan – Labinot Fushë dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht në Labinot.

Albeu.com mëson nga vendi i ngjarjes së dyshohet për disa të plagosur, ndërsa aty janë nisur një numër i madh autoambulancash për t’i ardhur në ndihmë pasagjerëve të dëmtuar.

Për momentin nuk ka informacion për viktima nga aksidenti.