15:28 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përmbyset rezultati, Rugova del para Dreshajt (Live)

Në qendrën e numërimit të votave në Fushë Kosovë po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kryetar të Istogut, transmeton Indeksonline.

Të dhënat e fundit nga kjo qendër flasin për një ndryshim rezultati.

Derisa mbrëmë fitues doli Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tani para tij është kundërkandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Rugova.

Aktualisht votat në këtë qendër numërimi janë: 9909 për Haki Rugoven dhe 9842 për Gani Dreshajn.

Numërimi i votave me kusht është ende në proces derisa ato me postë tani janë numëruar dhe proceduar./Indeksonline/