09:41 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përmes këtyre pamjeve shokuese, zbulohen lëndimet e lojtarëve të Boca Juniors

Drejtori i Boca Juniors ka zbuluar lëndime shokuese të pësuara nga dy lojtarët e skuadrës para finales së Copa Libertadores.

Trajneri skuadrës mysafire, gjithashtu është sulmuar nga tifozët e River Plates gjatë hyrjes në ”El Monumental” në Buenos Aires, Argjentinë.

Policia ka përdorur gaz lotësjellës për ta shpërndarë turmën e tifozëve, por kjo preku edhe lojtarët në autobus, transmeton IndeksOnline.

Dy lojtarët që pësuan lëndime ishin Pablo Perez dhe Gonzalo Lamardo.

Perez, i cili pritej të startonte mbrëmë, ka marrë shenja të kuqe dhe verdha në syrin e tij. Për t’u trajtuar më detajisht, ai është dërguar në spital.

Sipas TyC Sports, mesfushori nuk e ka marrë këtë lëndim nga gazi lotësjellës, por nga goditja me çelç./IndeksOnline/