23:14 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mata nuk mjafton, Man.United shpërdoron dhe e pëson

Një gol i mbrojtësit Maguire në minutën e 94-t shokoi Djajtë e Kuq dhe i dha një pikë Leicester City-it në sfidën që mbylli javën e 19-të të Premier Ligës.

Pas avantazhit provizor të vendasve me sulmuesin Jamie Vardy sfida foli e gjitha për Djajtë e Kuq që jo vetëm përmbysën rezultatin por krijuan një mori me raste duke humbur shumë përpara portës.

Heroi i United në këtë sfidë ishte Juan Mata autori një dygolëshi madje goli i dytë i spanjollit që i dha tre pikët skuadrës së Mourinhos erdhi pas një ekzekutimi perfekt nga goditja standarte. Kartoni i kuq i Amartey në të 77-tën ia bëri më të thjeshta gjërat Manchester United, me miqtë që përveç se goditën shtyllën me Lindgard humbën edhe raste të tjera të pabesueshme me Rashford e Mkhitaryan. Deri sa erdhi eposidi i golit të Maguire që barazoi shifrat duke i lënë një shije të hidhur Mourinhos në stol.