75 Mall Live Search
16:00 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Pesë gjërat që duhet t’i mbash gjithmonë sekret nga të tjerët

Nuk është e këshillueshme që t’u komunikosh të tjerëve detajet nga jeta juaj. Është mirë që disa informacione t’i mbani vetëm për veten tuaj.

Ja se cilat janë ato:

Mendimet tuaja më të thella

Se çfarë mendoni dhe besoni për tema të ndryshme duhet të jetë besimi juaj dhe nuk duhet të përpiqeni tua shpjegoni të tjerëve. Sepse tema të tilla janë gjithmonë çështje që hapin shumë debat për shkak të këndvështrimeve të ndryshme që njerëzit kanë .

Bamirësitë

Në shoqërinë e sotme për shakak të kushteve jo të mira ekonomike ka gjithmonë e më shumë nevojë që shoqëria të ndergjegjësohet dhe të ndihmojë ata që janë në nevojë. Por nuk është mirë kur përpiqeni ta thoni me zë të lartë se sa shumë të ardhura ke dhënë ose se sa i përgjegjshëm je në drejtim të komunitetit. Sepse kur ju i thoni bamirësitë që bëni, më shumë përceptohet sikur po mburreni sesa për mesazhin që doni të përcillni.

Qëllimet tuaja

Nëse i thoni qëllimet tuaja dikujt tjetër nuk është dhe një ide aq e mirë. Sepse për shembull nëse jeni në të njëjtin vend pune ai person mund t’ju “vjedh” idetë tuaja. Nëse kjo ndodh ju do demoralizoheni dhe do zhgënjeheni me veten tuaj që i treguat. Prandaj mos e bëni atë gabim!

Mënyra juaj e jetesës

Disa detaje nga jeta juaj personale si për shembull; jeta seksuale, jeta fetare, heqja e një vesi të keq ..etj janë gjëra që nuk i interesojnë askujt tjetër përveç teje.

Të fshehtat e familjes tuaj

Do tregonit një mungesë respekti të madhe ndaj familjes tuaj nëse do i tregonit gjëra të tjerëve të cilat do vendosnin në siklet pjestarët e familjes tuaj. Problemet familjare rekomandohet të zgjidhen brenda dyerve të shtëpisë, jo jashtë saj.Shije.al