15:07 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pesë kandidatët për drejtor të RTK-së

Pesë kandidatë janë paraqitur në konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së, i cili është mbyllur të hënën pasdite.

Festim Kabashi, Azem Bujupi, Ngadhnjim Kastrati, Ernest Luma, Lorik Arifaj, janë emrat që kanë konkurruar për këtë pozitë.

Të gjithë kandidatët janë punëtorë të RTK-së në pozita të ndryshme.

Lorik Arifaj është Drejtor i TV, Azem Bujupi Drejtor i Radio Kosovës, Ernest Luma kryeredaktorë, Ngadhnjim Kastrati, redaktorë përgjegjës dhe Festim Kabashi, redaktor.

Ditëve në vijin Bordi i RTK do t’i shqyrtojë aplikacionet e kandidatëve dhe do të veprojë sipas procedurave të parapara me ligj dhe kritereve të konkursit.

Temat: