RTK së shpejti me sindikatën e tretë!
Kuvendi i fundit zgjedhor i njërës nga dy sindikatat e RTK, e cila udhëhiqet që 10 vite nga punëtori i RTK-së Fadil Hoxha, ka shkuar me shumë tensione dhe me largim të gjithë punëtorëve të radios nga kjo sindikatë. Në fakt kjo sindikatë anëtarësinë kryesore e ka pasur në radio dhe tashmë as atë s’e ka.
Gjithçka nisi kur Fadil Hoxha e kishte nderruar statutin e sindikates per t’ia zgjatur mandatit vetes deri në pension. ‘Fadil Hoxha shitej si njëri nga më parimoret duke dal me qëndrime gjoja në mbrojtje të parimeve për transmetuesin publik, ndërsa këtë e paska pasur të tërën vetëm për bo… e vet”, thotë njëri nga anëtarët e larguar tash së fundi. Ditë më parë për shkak të kësaj pune Fadilit iu kishin larguar edhe shoku i tij i ngushtë Arsim Halili dhe Gentiana Begolli.
“Asnjë gazetarë nuk ka kjo sindikatë, pasi që gazetarët i ka marrë sindikata e Gëzim Bimbashit, edhe kameramanët edhe shumicën e produksionit. Tash s’e ka radion, nuk e di a i ka mbet dikush përpos qatyne 30-40 vetëve që i kish zgjedh vet për delegatë të Kuvendit të Sindikatës”, thotë anëtari i sapolarguar i radios.
Në një reagim publik të anëtarëve të larguar flitet edhe për keqpërdorime të statutit, manipulim të procesit por edhe keqpërdorime tjera.
Anëtarët e sapolarguar të radios, kanë filluar inicimin e sindikatës së radios-RTK dhe kështu Transmetuesi Publik po bëhet me tri sindikata. Për momentin sindikata më e madhe është ajo e Gëzim Bimbashit me mbi 300 anëtarë.
Në vazhdim reagimi i plotë i anëtarëve të sapolarguar nga Sindikata e Fadil Hoxhës:
Reagim
Anëtaret e vjetër të Kryesisë se Sindikatës nga Radio, bashkë me delegatët e punëtorëve të Radio Kosovës në të dyja programet, reagojmë për mënyrën se si u tentua mbajtja e Kuvendit të VI-të zgjedhor të SPRTK-së.
Në këtë Kuvend u propozua ndryshimi i Statutit të Sindikatës, jo për interesa të punës dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, por ndryshimi i statutit u propozua me të vetmin qëllim për vazhdimin e mandatit të tretë të kryetarit aktual. Këto ndryshime të propozuara bien ndesh me parimet themelore dhe funksionale të Sindikatës.
Ne pamundësi për të parandaluar këtë ndryshim të statutit, ne si anëtarë të kryesisë së Radios dhe delegatët e propozuar për këtë Kuvend, ishim të detyruar t’a lëshojmë Kuvendin dhe të mos pajtohemi me këto ndryshime.
Për pjesëmarrje në këtë Kuvend, RTK- Radio ka zbatuar të gjitha rregullat duke deleguar anëtarë sipas Statutit të SPRTK-së. Me 93 nënshkrime të anëtarëve të Sindikatës janë deleguar 29 delegatë nga Radio, ndërsa nga njësia programore e RTK-TV me 73 nënshkrime të anëtarëve të sindikatës, janë deleguar 42 delegatë për Kuvend.
Kjo disbalancë e përfaqësimi jo të drejtë në Kuvendin e VI-të zgjedhore, pamundësoi parandalimin e ndryshimit të statutit.
Prandaj të gjithë anëtarët e Kryesisë dhe delegatët e propozuar për Kuvendin e ri zgjedhor, nga sot nuk jemi më pjesë e SPRTK-së.
1. Artan Cernaveri
2. Diana Maliqi
3. Genc Berisha
4. Driton Bunjaku
5. Aferdita Shilek
6. Ahmet Fazliu
7. Arif Mjeku
8. Arzu Ustaibo Sogojeva
9. Berkant Curri
10. Enver Muhaxheri
11. Fadil Rexhepi
12. Fatos Preniqi
13. Fehmi Krasniqi
14. Hana Kelmendi
15. Kreshnik çarkaxhiu
16. Myrvete Abdyli
17. Nazmi Gashi
18. Yll Hoxha
19. Merita Bogujevci
20. Nimetullah Cahanaj
21. Nora Meqa
22. Rrezarta Zekaj
23. Shaip Mustafa
24. Xhemajl Berila
25. Xhevrije Fetahu
26. Zeqir Krosa
27. Kastriot Kastrati
28. Faik Krasniqi