15:41 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pesë yjet e Tottenhamit që do të mungojnë kundër Barçës

Tottenhami është përballur me një mungesë të pesë lojtarëve krucial nës tërvitjen e sotme para ndeshjes së nesërme në Champions League ndaj Barcelonës.

Christian Eriksen është lojtari i fundit që ka pësuar lëndim. Danezi ka pasur një problem në fundjavë, por thuhej se ai do të ishte i gatshëm për vizitën e Barçës.

Megjithatë, Tottenhami ka konfirmuar se Eriksen nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen dhe se nuk do të luajë deri pas pushimit internacional, transmeton IndeksOnline.

Klubi londinez gjithashtu ka bërë të ditur se Dele Alli, Mousa Dembele, Serge Aurier dhe Jan Vertonghen nuk do të luajnë nesër.

Lajmi i mirë i vetëm për Mauricio Pochettinon është se portieri, Hugo Lloris është i gatshëm dhe do të startojë ndaj katalunasve.

Spurs e ka humbur ndeshjen e parë në Champions League këtë sezon, 1-2 nga Interi, derisa Barça mposhti PSV-n me rezultat, 4-0./IndeksOnline/