11:10 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pique katastrofal, Barca ia mësyen Interit

Barcelona po përjeton nga ndeshja në ndeshje gabimet katastrofale të Gerard Piques. Mbrojtësi spanjoll i llogaritur si një kalibër botëror shquhet për gafet e tij ta papërsëritshme me të cilat Barca duket se më është ngopur.

Për këtë, katalonasit po kërkojnë një zëvëndësues të tij. Milan Skriniar është emri më i përfolur.

Mbrojtësi sllovak është kontaktuar nga Barcelona të cilët synojnë ta bëjnë për vete që në afatin e janarit.

Mbrojtësi 22 vjeçar po përcillet vazhdimisht nga agjentët e Barcës ndërsa një test kryesor për të do të jenë dy përballjet e tij direkte në Champions League kundër skuadrës katalonase./Indeksonline/