13:22 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Plagoset një 22 vjeçar në Vushtrri

Një person është plagosur në Vushtrri, pas një mos marrëveshjeje që kishte me disa persona të tjerë.

Rasti ka ndodhur sot në rrugën “Pandeli Sotiri”, ndërsa mësohet se i plagosuri është një 22-vjeçar me inicialet G.L., i cili sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Tash për tash nuk ka informacione tjera lidhur me rastin.