16:15 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Plagoset një person në Prizren, arrestohet i dyshuari

Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se pas një përleshje mes dy personave në këtë qytet, një mashkull ka mbetur i plagosur.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar, derisa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur pesë armë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Ali Hadri” ka të shtëna me armë. Në vendin e ngjarjes përpos njësiteve patrulluese kanë dalë edhe eprorë të policisë të Stacionit Policor në Prizren.

Sipas raporteve fillestare dyshohet se një mosmarrëveshje në mes dy personave ka eskaluar në përdorimin e armës nga i dyshuari  me ç’ rast është plagosur një mashkull, viktimë e këtij rasti dhe i njëjti është dërguar në Emergjencë e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor.

Hetuesit policorë kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin e më pas kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të brezit, një elektroshok dhe sasi e konsiderueshme e fishekëve të kalibrave të ndryshëm. I dyshuari ndalët nën masën e arrestit. /Indeksonline/