13:30 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Plagoset një shqiptare gjatë një sherri tragjik në Greqi

Një grua shqiptare ka mbetur e plagosur pas një sherri në një lokal në qytezën Sparta të Greqisë, i cili përfundoi me tragjedi për një 61-vjeçar i cili vdiq dhe katër të tjerë u plagosën.

Sipas mediave greke, nga sherri në lokal u plagos edhe një grua shqiptare e moshës 32-vjeçare, e cila u dërgua në spital për mjekim. Identiteti i saj nuk është bërë publik. Dy autorët gjeorgjianë u arrestuan disa orë më vonë pasi ishin larguar nga lokali i natës.

Sipas dëshmitarëve, sherri nisi brenda lokalit dhe vazhdoi në hyrjen kryesore. Autorët dhunuan keq katër personat, duke i goditur me sende të forta. Ndërsa gruaja shqiptare mbeti e plagosur aksidentalisht.

 

Temat: