19:44 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Plagosja në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar J.Uka i dyshuari për plagosjen e sotme në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Indeksonline ka thënë se kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin në Hajvali.

Po ashtu, kanë sekuestruar një revole e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë.

“Pas një pune intenzive hetimore dhe aplikimit të veprimeve të avancuara operative, rreth orës 18:30, në fshatin Hajvali të komunës së Prishtinës, hetuesit rajonal kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin J. UKA 35 vjeç, si dhe të gjejnë dhe sekuestrojnë një revole e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, thuhet në përgjigjën e tij.

Ndryshe, i plagosuri është transferuar në QKUK për trajtim mjekësor./Indeksonline/