16:16 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Plani i Google për ta sfiduar fuqishëm Amazon

Google është duke u bashkuar me Target, ëalmart, Home Depot, Costco dhe Ultra. Në këtë partneritet, Google ka në plan të katalogojë mallrat në internet të çdo shitësi me pakicë dhe të shfaqet së bashku me çdo kërkim për një produkt të caktuar. Ndërsa kompania tashmë prodhon lidhje me shitësit e themeluar dhe ka pasur një seksion të dedikuar për pazar për një kohë të gjatë, kjo duket të jetë një përvojë më e drejtpërdrejtë blerjeje.

Në fund të vitit të kaluar gjatë të “Premtes së Zezë”, ne pamë se Google krijoi një UI të veçantë të plotë me butona të dedikuar të blerjes dhe një eksperiencë ku mund të arriheshin të gjitha pa pasur nevojë të largoheshe nga motori i kërkimit për një faqe tjetër interneti. Google gjithashtu ka gjasa të mbledhë supergrupin e shitësve për të konkurruar më mirë me Amazon Alexa.

Aktualisht, ju nuk mund të kërkoni që nëpërmjet Google Assistant të blini një paketë gjigante letrash higjienike ose një Pixel 2 të Google ashtu siç mundeni me Alexa, dhe kjo është një hapësirë gjigante përdoruesish,të cilën kompania do që ta ketë.

Me këtë plan, Google do të tentoi të mposhtë konkurrentin e fuqishëm, Amazon.

Temat: