20:23 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Plas debati në Shqipëri pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit

Vrasja e zyrtarit serb në Kosovë, Oliver Ivanovic ka shkaktuar rrëmujë të madhe edhe në Shqipëri.

Ka qenë Kryeministri Rama ai i cili ka reaguar për atentatin ndaj tij, dhe gjithashtu ka shprehur ngushëllime por duke bërë thirrje për të mos i ndalur përpjekjet për dialog.

Por shumë prej qytetarëve e kanë parë këtë thirrje si të papërshtatshme dhe e kanë kritikuar duke e konsideruar të parëndësishëm dialogun me Serbinë.

Replikat:

Komentuesi: O Edo vertet qe nuk po ju kuptojm. Kujt i duhet ky dialog? Ore te gjithe e dine boterisht cka bere e cpo ben serbia dhe ju prap mendjen te dialogu. Hej pik e zez. Ata tallin menderen ,bejn presion ,bejn politiken e rusit dhe prap europa i lutet. O zoteri ka ardhur koha te ngreni koken lart e ti riktheni dinjitetin ketij kombi . Ca dialogu kerkoni ju me nje shtet qe na ka vrare e prere,qe esht kundra pavaresise se kosoves? Ata mohojne kategorikisht kosoven . Si mund te pranohet nje dialog ne kushte te pabarabarta?! Kthejuni dinjitetin ketij kombi,o te ngrihemi aty ku na takon ose me mire te zhdukemi fare,por me nder ama,jo duke ulur pantallonat!

Rama: Meqe qenke tifoz i peshkimit te prifte e mbara ne gjueti, po nderkohe mos harro ku dallon njeriu nga peshku?

Komentuesi: Oliver Ivanoviq ishte kriminel qe vrau Shqipetaret , Zoti Kryeminister e nuk e di se nga ju vjen ju ajo keqardhje.Te ne njerezve si ky u themi ” i hangert shpirti mu….”!

Rama: Ty te rrofte palltoja e kashmirit se mendjen e paske top akriliku i shkreti Gezim?

Komentuesi: dihet Qe serbt e Kane vra por tmos guxojn serbt me shkel nkosov Se krejt QA Jemi nshqiperi Dhe ntoka Shqiptare do Na kene perballe ??

Rama: Arber ceshtja nuk eshte qfare do bejme po te ndodhi ajo qe s’ka per te ndodhur kurre dhe sfida nuk eshte te bertasim sikur shtijme pushke te ajer, po te shohim larg e te ecim perpara me kurajo e vullnet per dialog dhe paqe per te miren e shqiptareve sot, neser e gjithmone!