11:05 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Plas “sherri” në DWS, konfrontohen Soni Malaj dhe Ilir Shaqiri

Vetëm dy javë përpara finales së “Dancing With The Stars” duket se gara është ngushtuar dhe tensioni është rritur.

Të fundit në garë me një paso doble kanë qenë Soni dhe Dioni me një këngë nga Elita 5 pasi sonte ishte edhe nata e këngëve shqiptare. Pas përfundimit të përformancës fjalën e ka marrë kryetari jurisë Ilir Shaqiri dhe këtu ka nisur debati mes tyre:

Iliri : “Po të krahasoj përformancën tënde me të Aulonës unë preferoj Aulonën (pasi edhe Aulona kishte të njëjtën disiplinë) sepse mu duke e tensionuar”

Soni:  “Nuk e pranoj absolutisht këtë dhe nuk mund të hedhësh poshte gjithë këtë punë, ftoj këdo ta bëj këtë që bëra unë sonte. Ju nuk mund të shprehni gustot tuaja personale sepse jeni kryetar jurie. Nuk niset fjalia në këtë mënyrë.

Ilir: Përderisa ishin dy disiplina njëlloj nuk ka asgjë që unë të shpreh gustot e mia, unë u nisa të flas për atë çka ti dhe nga ana teknike.

Debati ka vazhduar edhe per disa minuta dhe ka qenë moderatorja Almeda Abazi e cila ka ndërhyrë duke vijuar me vlersimin në pikë të çiftit./Blitz.al/

Image result for ilir shaqiri dancing with the stars