12:17 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“Po vjen i ftohti, në fundjavë nis bora në Shqipëri”

Vendi ynë vijon të dominohet nga një mot i kthjellët dhe i ftohtë.

Sipas parashikimit të Meteoalb, ditët vijuese mbeten në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke diktuar mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë vendin.

Edhe fundjava parashikohet e kthjellët dhe e ftohtë, ndërsa dita e diel sjell reshje të dobëta shiu si edhe dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit sërish do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke bërë që minimumi të ulet deri në -6 grade °C ne zonat malore dhe maksimalja të arrijë deri në 18°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Sipas Meteoalb, ditët më të ftohta të javës janë e premtja dhe e shtuna.

Temat: