13:06 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Po vjen një Drogba i ri, e nis karrierën në Guingamp (Foto)

Djali i “kingut”, Didier Drogba, Isaac është transferuar në Francë te skuadra e njohur Guingamp.

17-vjeçari është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i klubit francez, por në fillim do të luaj me grupmoshat U19, shkruan IndeksOnline.

Një histori të njëjtë e kishte edhe legjenda e Chelseat, Didier i cili në vitin 2002 ishte transferuar në Guingamp nga skuadra e Le Mans.

A do të bëhet edhe djali i tij një hero në futbollin ndërkombëtar, mbetët të shihet në vitet e ardhshme./IndeksOnline/