10:30 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Podujevë, gjendet mjet i pashpërthyer

Një person është ankuar në Policinë e Kosovës se gjersa ishte duke shëtitur në një fushë në fshatin Potok të Podujevës, kishte vërejtur një mjet të dyshuar të pa shpërthyer, shkruan Indeksonline.

Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, gjersa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa incidente./Indeksonline/

Temat: