14:58 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Policia apelon: Mos u jepni para lypsarëve në rrugë

Policia rajonale e Gjilanit ka nisur një fushatë sensibilizuese për largimin dhe ndalimin e lëmoshkërkuesve nga rrugët e qytetit.

Përmes një komunikate, policia ka bërë të ditur se kjo fushatë po bëhet në mënyrë që qytetarët mos të bezdisen nga lypësit që janë të shumtë, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, kërkimlëmosha është më shumë biznes se sa nevojë. Më poshtë fletushka e fushatës së policisë. /Indeksonline/