15:10 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia arreston gjashtë persona të dyshuar për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës,  konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, NJHTQNJ në Mitrovicë, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave të dyshuar.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, në tri lokacione të ndryshme, ku dyshohej se personat e dyshuar po kryenin veprimtarinë e kundërligjshme, duke kryer veprën penale ‘marrje me prostitucion’.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

  • M. L.                     lindur me 1987                       m/s/k
  • I. M.                      lindur me 1988                       m/s/k
  • S. S.                       lindur me 1974                       m/s/k
  • F. S.                       lindur me 1997                       m/sh/k
  • F. M.                      lindur me 1981                       m/sh/k
  • F. R.                       lindur me 1977                       m/sh/k

Personat e dyshuar të arrestuar dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘marrje me prostitucion’, nga neni 7 i ligjit  03/L-142.  Të dyshuarit janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë.