10:15 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia arreston katër shtetas-e të Serbisë të cilët mashtruan disa persona në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Gorazhdec të Pejës katër shtetas-e të Serbisë.

Mësohet se tri femra dhe një mashkull kanë mashtruar persona të ndryshëm.

Arsyeja del të jetë se të njëjtit kanë kërkuar ndihmë financiare kinse për qëllime humanitare.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. /Indeksonline/

Temat: