09:12 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Policia: Dje arrestuam 19 persona

Për vepra dhe incidente të ndryshme, Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsej 19 persona gjatë ditës së enjte, transmeton Indeksonline.

Të dhënat e policisë tregojnë se nëntë prej të arrestuarve gjatë 24 orëve të fundit janë dërguar në qendrat e mbajtjes derisa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia thotë se arrestimet janë kryer në rajone të ndryshme të vendit dhe për të njëjtat është njoftuar Prokurori i Shtetit./Indeksonline/