13:47 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës e përcjell deri në kufi kortezhin mortor të Ivanoviqit

Policia e Kosovës, është angazhuar nga ana e Ministrit të Ministrisë për Punë të Brendshme, Flamur Sefaj për ta përcjellë kortezhin mortor të Oliver Ivanoviqit deri në pikën e kalimit kufitar.
Me anë të një njoftimi të MPB-së, Sefaj ka kërkuar nga policia që t’i ofrojë përkrahje familjes së ish- politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht agjencitë e zbatimit të ligjit janë duke i kryer të gjitha veprimet hetimore në mënyrë që të zbardhet sa më parë ky rast dhe që autorët të dalin para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas Sefajt, Institucionet e Kosovës posedojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të hetuar vrasjen e politikanit Ivanoviq si dhe për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ivanoviq u vra gjatë mëngjesit të djeshëm para selisë së tij në Mitrovicë. Ai u qëllua me gjashtë plumba në kafazin kraharor.