18:20 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës urdhëron ndërprerjen e pushimeve

Pjesëtarëve të Policisë së Kosovës pas një urdhri operativ iu është ndërprerë shkuarja në pushime.

Kësisoj, besohet se për shkak të angazhimeve opercaionale deri në një vendim tjetër është ndërpritur miratimi i pushimit për pjesëtarët e uniformuar të PK-së.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai për Indeksonline ka dhënë përgjigjen zyrtare sa i përket kësaj çështje.

“Policia e Kosovës sipas planifikimeve të saj operacionale ndërmerr edhe veprime të planifikimit të burimeve të saj njerëzore për realizimin e detyrave zyrtare në mënyrë sa më efikase”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.

Mirëpo, kjo përgjigje nuk sqaron edhe arsyet se pse ky institucion i sigurisë duhet të ndërmarrë këtë veprim./Indeksonline/