18:01 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Policia gjermane kërkon dëshmitarin kundër shqiptarit që dhunoj një femër

Një femër është përdhunuar të enjten në mëngjes nga një mik i saj në qytetin e Hanoverit, raporton Bild.de

Sulmuesi 24 vjeçar sipas policisë gjermane thuhet se është shqiptarë, dhe se sipas viktimës ai ishte mik i saj ku ka shkuar në banesën e saj dhe më pas e ka tërhequr në bodrumin e ndërtesës ku e ka përdhunuar.

Por këtë ngjarje siç raporton Bild.de, askush nuk duket ta ketë vënë re, transmeton Indeksonline.

Sipas përshkrimit të viktimës femër, ishte vetëm një kalimtar me qenin e tij i cili kishte dëgjuar thirrjet e saj për ndihmë por që nuk kishte vepruar.

Tani policia gjermane ka bërë thirrje që personi në fjalë të paraqitet në rolin e dëshmitarit.

24 vjeçari shqiptar është në mbajtje dhe pritet që të dal para gjykate.

Policia e Hanoverit ka publikuar një numër telefoni për dëshmitarët e mundshëm që mund ta kenë parë këtë ngjarje, (Tel. 0511 / 109-5555). /Indeksonline/