06:31 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia hap fushatën “Dhuna nuk arsyetohet”

Policia e Kosovës sot do të hap fushatën me moton “Dhuna nuk arsyetohet”.

Qëllimi i kësaj fushate, e cila është përkrahur nga OSBE-ja, është parandalimi, vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimi për dhunën në familje.

Në këtë fushate marrin pjesë eprorë të lartë nga Policia e Kosovës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, OSBE-ja, KFOR-i, përfaqësues nga Shoqëria civile, etj.

Ngjarja nis në ora 10:00./Indeksonline/

Temat: