14:17 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për grabitjen e sotme në Prishtinë [Video]

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka pranuar informatën se sot rreth orës 12:45 është raportuar për një vjedhje në një lokal në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha ka konfirmuar për “Indeksonline” këtë rast.

“Njësia policore menjëher  iu ka pergjigjur rastit dhe ende pa arritur në lokacion kemi marr informata shtesë se kemi te bëjme me një grabitje. Një person femër dyshohet se si pasoje e sulmit gjatë grabitjes ka marr lendime trupore në kokë”, ka thënë Hoxha.

Po ashtu, sipas policisë,  hetimi për këtë rast është duke vazhduar  dhe po kryen hetimet e nevojshme per identifikimin e te dyshuarve te mundshem te involvuar ne ket rast./Indeksonline/

Grabitet një pikë e MoneyGramit në Prishtinë [Video/Foto]