10:36 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

Mbrëmë në parkun e quajtur “Taukbahçe” në kryeqytet, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Nga kjo një person në rrethana ende të panjohura, është qëlluar dhe është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima për shkak të plagëve është duke marrë tretman mjekësor në QKUK .

Ky rasti është duke u hetuar, ndërsa i dyshuari është në arrati.