08:29 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia Londineze alarmon banuesit: Kujdes nga akulli, mund të rrëshqisni si Gerrard (Foto)

Policia e një fshati nga Londra, Thames Valley përmes rrjeteve sociale ka alarmuar banorët, që të kenë kujdes nga akulli dhe bora, shkruan IndeksOnline.

Mënyra e këtij alarmi ka qenë interesant, pasi faqja zyrtare në Twitter, ka përshkruar rrëshqitjen nga bora dhe akulli sikur Steven Gerrard në ndeshjen kundër Chelseat.

“Është e lehtë të kalosh një ditë normale? Vetëm pyesni Steven Gerrardin. Është ftohet dhe ka akull në shumicën e zonave, ju lutëm të keni kujdes nëse jeni jashtë. Ju lutëm mos udhëtoni nëse nuk është e nevojshme”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se rasti i Gerrardit kundër Chelseat, ia humbi titullin klubit të Liverpoolit./IndeksOnline/