14:39 / E Premte, 02 Qershor 2023 / k.v

Policia vazhdon punën me orar të zgjatur

Sot u bënë një javë prej kur Policia e Kosovës është duke punuar me orar të zgjatur, 12 orësh.

Ndonëse vëmendja është në komunat veriore, në gjithë vendin policia është vigjilente duke ofruar siguri dhe rend për të gjithë qytetarët pa dallim.

Për të plotësuar numrin e zyrtarëve policor në veri, pas largimeve të policëve serb muaj më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka menduar me kohë zëvendësimin e tyre dhe tani gjithçka po kryet sipas planit të paraparë operativ.

IndeksOnline ka mësuar se jo të gjithë zyrtarët policor janë të angazhuar në orar të zgjatur pasi që ka njësi që punon me orar të zakonshëm, 8 orë.

Krahas policisë, në veriun e vendit është angazhuar edhe KFOR-i për të siguruar objektet e komunave para të cilave po protestohet që nga e premtja./IndeksOnline/