14:09 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Porsche shiti makina për 3 muaj sa Lamborghini për 1 vit

Për ata që nuk kuptojnë shumë rreth automjeteve, makina si Porsche dhe Lamborghini ju duken shumë të njejta. Sidoqoftë, të dyja janë pjesë të Volkswagen Group. Të dyja shesin dhe prodhojnë makina të nivelit të lartë, me performanca dhe me cmime të larta.

Por, ka një dallim të madh mes Porsche dhe Labomborghini – apo Ferrarit, McLaren ose Aston Martinit. Jo vetëm në aspektin e cmimeve, por edhe në aspektin e sasisë.

Kompanitë në mbarë botën tani janë duke raportuar shifrat e tyre për tremujorin e parë të këtij viti. Dhe Porsche ka pasur një fillim rekord për këtë vit. 63,500 makina të shitura vetëm në 3 muajt e fundit. Dhe kjo është në tërësi shumë më tepër se Lamborghini.

Marka italiane shiti 3,815 në vitin 2017. Kjo është vetëm një e gjashtëmbëdhjeta e shitjeve të Porsche që janë arritur vetëm në tre muajt e fundit. /IndeksOnline/