18:59 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018

Portieri skandaloz i Maqedonisë, katër gola, katër gabime amatore

Maqedonia ka pësuar humbjen e parë ën Ligën e Kombeve duke u mposhtur nga Armenia me rezultat të thellë 4-0.

Në katër golat e pësuar protagonist ishte portieri, Stole Dimitrevski, shkruan indeksonline.

Ai në të katër golat ishte fajtor kryesor dhe disfata e Maqedonisë i faturohet 24 vjeçarit.

Dimitrevski është portier i Rayo Vallecanos në La Liga. /IndeksOnline/