16:03 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kështu po e përjetojnë ndarjen Mimoza dhe Seldi

Tashmë nuk ka dyshime, dy këngëtarët e njohur Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra i kanë dhënë fund fejesës së tyre.

Ata deri më sot nuk kanë thënë asnjë fjalë të vetme në lidhje me këtë, vetëm se kanë larguar të gjitha postimet e përbashkëta në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.


Por, pas thuajse një javë të dy kanë postuar nga një fotografi në llogaritë e tyre në Instagram. Derisa Seldi shfaq pikëllimin e tij, Mimoza në anën tjetër duket mjaftë në formë dhe tejet e lumtur.

Ndryshe ish-çifti kishin vënë edhe kurorë dhe bashkëjetonin në Zvicër./Indeksonline/