15:58 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Dortmundit: Ja çfarë do t’i ndodh futbollistit tjetër që kërkon të largohet

Presidenti i Borusia Dortmund, Hans-Joachim Watzke ka folur pas largimit të Pierre-Emerik Aubameyang te Arsenali.

Numri një i klubit të verdhë është i indinjuar me largimet e yjeve sa që ka paralajmëruar se do të penalizojë secilin që dëshiron të largohet.

“Lojtari tjetër i cili përpiqet të na shtyjë nën presion, të rezervojë ose të largohet, nuk do të fitoj asgjë dhe do të shkojë te tribunat. Tani të gjithë e dinë këtë, “tha me zemërim Hans-Joachim Watzke, president i Borussia Dortmund që nga viti 2005.

“Nga pikëpamja e futbollit, ekipi që fitoi Bundesligën në 2011 dhe 2012 nuk ishte aq i fortë sa ai aktual. Por ai kishte mentalitetin më të mirë që mund ta paramendoni. Është pika e ardhshme që duhet të adresojmë: ne duhet ta rregullojmë skuadrën këtë verë në këtë nivel.”

Borussia Dortmund është në vendin e katërt në  Bundesligë një pikë larg vendit të dytë dhe të tretë, Bayer Leverkusen dhe Leipzig respektivisht, dhe 19 larg liderit Bayern . /IndeksOnline/