12:18 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Juventusit niset për në Greqi (Foto)

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli është nisur për në Greqi.

Disa foto po qarkullojnë në mediat italiane, ku shihet Agnelli i cili ka marrë rrugë nga aeroporti i Pizës drejt Kalamatës së Greqisë, shkruan IndeksOnline.

Sipas shtypit, thuhet se Agnelli ka shkuar në Greqi aty ku është Cristiano Ronaldo ku do të bisedojnë rreth transferimit të mundshëm në Torino.

Kujtojmë që Ronaldo ka arritur marrëveshje me pagë vjetore 30 milionëshe. Në anën tjetër, Reali pritet të fitojë plotë 110 milionë euro nga transferimi i portugezit në Juve./IndeksOnline/