16:54 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Presidenti i KOK-ut merr pjesë në SIGA

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani i shoqëruar me shefin e grupit parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi, morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme te Aleancës Globale për Integritet në Sport (SIGA).

Sipas Krasniqit, SIGA po rritet dita-ditës dhe pas konstituimit të organeve të saj këtë javë, jam i bindur që kjo organizatë do të rritë ndikimin e vet drejt pranimit sa më të gjerë të vlerave dhe standardeve universale të saj për një sport të pastër dhe të lirë nga veprimet ilegale dhe joetike.

“Jam i nderuar që mora besimin unanim te delegatëve qe të jemi anëtar i Komisionit të SIGA-s për Qeverisje të mirë në sport për mandatin e ardhshëm katër vjeçar”, ka shkruar ai në facebook.