17:05 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Milanit me deklaratë zyrtare, kjo është gjendja e klubit

Mediat italiane së fundmi kanë akuzuar pronarët kinez të Milanit se kanë mashtruar grupin “fininvest” gjatë procesit të blerjes së klubit.

Mirëpo, presidenti aktual i klubit, Yonghong Li, në një deklaratë zyrtare ka mohuar këto spekulime, duke thënë se pronësia është bartur në mënyrë korrekte, shkruan indeksonline.

Ai gjithashtu ka akuzuar mediat e përfshira në këto spekulime duke thënë se do të marrë masa ligjore për këto shpifje.

Kjo është deklarata zyrtare në faqen e klubit nga presidenti Li.

Artikujt botuar kohët e fundit nga gazetat italiane ‘La Stampa’ dhe ‘Il Secolo XIX’, dhe pastaj u rifilluan nga shumë media të tjera, lidhur me një hetim të dyshuar për pastrimin e parave kundër grupit Fininvest (i cili më vonë u mohua nga Prokuroria Publike) kërkoj që të bëj sqarime si palë e përfshirë, se procesi i blerjes së AC Milan është kryer gjithmonë me transparencën më të madhe, pajtueshmërinë me rregullat dhe korrektësinë, me mbështetjen dhe këshillat e këshilltarëve ndërkombëtarë financiarë dhe ligjorë. Ligjet dhe praktikat në fuqi, të gjitha institucionet financiare, organizatat sportive dhe autoritetet e përfshira morën dokumentacionin, të kërkuar ose të pakërkuar, për të vlerësuar dhe miratuar si procesin “mbyllës” ashtu edhe kualifikimet e pronarëve të rinj që tani menaxhon Ekipin. Këto ditë absolutisht nuk pasqyrojnë realitetin e fakteve. Prandaj, duke marrë parasysh Grupin që unë kryesoj, AC Milan SpA, dhe veten si palë e dëmtuar e kësaj fushate mediatike fatkeqe dhe të papranueshme bazuar në spekulime dhe informacione mashtruese, ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të mbrojtur në të mirë imazhin, reputacionin dhe qëndrueshmërinë financiare të AC Milan”, ka thënë presidenti Yonghong Li. /IndeksOnline/