13:21 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Presidenti slloven në drekë me Haradinajn, Limajn dhe zyrtarë të tjerë të shtetit (Video)

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor është duke zhvilluar vizitën e tij në Kosovë.

Pas takimeve me përfaqësuesit e vendit, Pahor tani do të drekojë me shumë prej tyre në një nga restoranet e Prishtinës. Pjesë e këtij takimi është kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, zv/kryeministri Fatmir Limaj dhe zyrtarë të tjerë të shtetit, raporton Indeksonline.

Orë më parë Njësiti i K-9, i Policisë së Kosovës ka ‘skanuar’ vendin ku pritej të drekojë presidenti slloven./Indeksonline/