16:25 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Presidenti slloven: Strategjia për zgjerimin e BE-së, ka paqartësi dhe të pathëna (Video/Foto)

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka folur rreth marrëdhënieve që ka shteti i tij me Kosovën. Ai theks të veçantë i ka dhënë investimeve dhe biznesit.
Pahor ka paralajmëruar një takim ët afaristëve sllovenë dhe ministrit të Jashtëm.

Ndërsa, ai ka folur rreth Samitit Brdo-Brioni i cili do të mbahet në Shkup në muajin prill. Aty pritet të diskutohet rreth çështjes së Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe për strategjinë për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Sa i përket kësaj strategjie, Pahor ka thënë se me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, pajtohet se ka paqartësi dhe të pathëna të rëndësishme.

” Në fund të prillit në Shkup do të mbahet Samiti dhe tani kemi shancë të vëmë një pikë jo vetëm për t`i ndihmuar Maqedonisë dhe Greqisë lidhur me emrin, por do të kemi forcë e guxim të duhur për t`i mbështetur qëndrimet që të kërkojmë zgjidhje për problemet dypalëshe. Në këtë mënyrë përgjigjemi në dilemën që lind në draftin e ri të strategjisë së BE-së lidhur me zgjerimin e saj. Kemi qëndrim të ndryshëm lidhur me këtë çështje. Parimisht kjo strategji është e mirë, kryetari mendon se ajo është e dobët por të dy e kemi një theks të njëjtë se në të ka aq paqartësi dhe të pathëna të rëndësishme, por për atë do të punojmë në Shkup në fund të muajit prill”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.

Ai ka komentuar çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilën ka thënë se duhet të formohet. Këto komente, Pahor i bëri gjatë një konference për media pas takimit me presidentin Thaçi./Indeksonline/