16:57 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi dekoron Edi Ramën (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar kryeministrin shqiptar, Edi Rama në jubilie të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Është një nga momentet më emocionuese për mua. Është nder i jashtëzakonshëm dhe do t’ju shpreh mirënjohnjen time juve personalisht dhe do ta falënderoj Kosovën për këtë emocion. Më vjen mirë që ndodhem sot bashkë me miqtë e mi të nderuar dhe kolegët” ka thënë Rama pas dekorimit./Indeksonline/