12:21 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi nënshkruhet në librin e zisë për Krasniqin e Jakupin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe pranë eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, të cilët do të rivarrosen sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Presidenti Thaçi pas homazheve është nënshkruar edhe në librin e zisë të vendosur në hollin e Kuvendit, raporton Indeksonline.

Shumë personalitete të njohura dhe qytetarë nga vende të ndryshme po bëjnë homazhe për dy dëshmorët.

Pas homazheve, do të mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar nga ora 12:30, ndërsa ceremonia e rivarrimit do të nis nga ora 14:00 në varrezat e dëshmorëve në kryeqytet./Indeksonline/