07:00 / E Premte, 03 Gusht 2018

Presidenti thërret konferencë për media

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur për sot edhe një konferencë për media. Në një njoftim të zyrës për informim të Presidencës nuk përmendet arsyeja e thirrjes së kësaj konference, por që kjo konferencë pritet të fillojë në ora 11:00.

Kujtojmë se ditëve të fundit, Thaçi ka mbajtur disa konferenca për media, ku ka folur kryesisht për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këto konferenca Thaçi ka përsëritur qëndrimin se Kosova në asnjë rrethanë nuk do të pranojë ndarjen e Kosovës, megjithatë mbetet e hapur për korrigjimin e kufijve, duke mos përjashtuar mundësinë e bashkimit të Preshevës me Kosovën.