22:58 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prezantuesja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Moderatorja bukuroshe Jona Spahiu është bërë sot nënë për herë të parë. “Revistawho.com” ka zbuluar se Jona ka sjellë në jetë djalin, por ka preferuar që këtë moment mos ta ndajë me të tjerët për t’i kushtuar rëndësinë e duhur kësaj dite të bekuar.

Gjatë shtatzënisë Jona nuk është treguar aspak diskrete duke postuar shpesh foto me barkun e rrumbullakosur. Pak javë më parë moderatorja rrëfyeu me anë të një postimi problemet që po haste gjatë shtatzënisë duke folur kështu për herë të parë për pritjen e ëmbël.

“Shtatzënia nuk është vetëm të veshësh fustane, më besoni! Të shkosh në tualet apo jo, të vjella, fryrje, urth, pagjumësia, dhimbje shpine. Oh po, shtatzënia është e mrekullueshme”, kishte shkruar Jona.