09:22 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Princi në dietë për Meghan. Duhet të dobësohet para dasmës

Përpara se të njihte Meghan, dieta e princit Harry ishte ajo e një djaloshi tipik beqar. Shpeshherë jashtë pallatit Kensington është parë edhe me hamburger në dorë apo në picerinë e preferuar Bunga Bunga apo ne restorantin “Rum Kitchen” në Noting Hill.

Pjesë e pandarë e tij ishin fast food-et, madje miq të shkollës thonë se ai jetonte për mishin e pjekur të pulës apo McDonald. Padyshim si çdo i ri, I pëlqente edhe birra. Por duket se tashmë Harry ka hyrë në një fazë të re, me një dietë përpara martesore, me një regjim të ushqimeve të pastra, hartuar nga vetë Meghan, falë së cilës princi ka arritur të humbasë ndjeshëm kilogramë dhe të shfaqet më elegant.

Meghan nga ana e saj, përpiqet të ushqehet shëndetshëm dhe të konsumojë alkool në mënyrë të moderuar, duket se ja ka dalë të largojë edhe herrin nga mishi I pjekur dhe pirrat, duke e prezantuar me ushqime të shëndetshme dhe alternative organike.

E pas këtyre ndryshimeve, duket se muajt e fundit Harry ka hequr dorë edhe nga duhani. Dhe vetëm pikënisja e një regjimi të ri të shëndetshëm ka qenë Meghan. Tashmë dieta e herrit ndiqet çdo ditë nga nutricionistë, të cilët e rekomandojnë të ruajnë një regjim ushqimor që përfshin shumë pak sheqerna dhe shumë proteina.

Si një ish-ushtarak, dita e princit, sidomos muajt përpara dasmës, nuk mund të imagjinohen pa një punë të lodhshme në palestër. Përveç saj, çdo ditë të dy së bashku, Meghan dhe Herri kanë vendosur të merren edhe me joga. Edhe vendin e veshjeve sportive, ndonjëherë edhe ushtarake, tashmë e kanë zënë veshjet serioze dhe kostumet.

Meghan i pëlqen edhe që çifti, në daljet e tyre publike, të jenë të koordinuar në ngjyra me njëri tjetrin, kryesisht në ngjyrat bezhë, të zezë apo jeshile. Duket se dasma mbretërore vetëm pak muaj larg, i ka vënë të gjithë në lëvizje.